Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta britanike “The Guardian” publikoi të mërkurën një artikull, ku thuhet që 19 viktima në moshë të vogël nuk e trazuan ndërgjegjen e të djathtëve në ShBA, të cilët nuk po rishqyrtojnë ligjin e armëve, por deklarojnë që armët nuk janë shkaku i problemit të dhunës. “Edhe sa jetë të tjera fëmijësh duhet të humben, para se të djathtët të pranojnë që përgjigjja ndaj njerëzve të këqij me armë nuk janë njerëzit e mirë me armë, por zhdukja krejtësisht e armëve,” thuhet në artikull.

Ndërsa agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi të enjten që, sipas një sondazhi publik, shumica e amerikanëve nuk kanë besim të mjaftueshëm te veprimet e ligjvënësve pas sulmeve me armë. Gjatë dekadës së fundit, këta ligjvënës nuk kanë marrë masa për shtrëngimin e ligjeve të armëve. Afro 65 % e të pyeturve u shprehën që lehtësia për të zotëruar një armë është shkaku i kaq shumë sulmeve me armë.