Departamenti i Punëve të Brendshme i ShBA-së publikoi së fundmi një raport hetimi që pranon veprimet e segregacionit të detyruar dhe gjenocidit kulturor në shkollat me konvikt të indianëve nga qeveria federale në dekada. Raportet tregojnë se më shumë se 500 fëmijë indianë kanë vdekur në sistemin federal të këtyre shkollave. Mediat amerikane parashikojnë që numri të arrijë në mijëra ose dhjetëra mijë me zhvillimin e hetimit.

Media publike amerikane KQED raportoi se Richard Henry Pratt, themeluesi i një shkolle për indianët në Pensilvani, dikur pretendonte se "vriste indianët dhe shpëtonte njerëzimin". Çdo verë ai dërgonte nxënës indianë në familjet e bardha për të bërë punë shtëpie, përpunimin e metaleve ose punë bujqësie. Kushtet e jetesës në shkollat me konvikt ishin të këqija dhe shumë fëmijë vdisnin për shkak të sëmundjeve si tuberkulozi, gripi dhe kolera.

Jeta e më shumë se 500 fëmijëve indianë është vetëm një mikrokozmos i historisë së vuajtjeve dhe situatës së hidhur aktuale të pakicave amerikane. Shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut të pakicave në shoqërinë amerikane ende ekzistojnë dhe pakicat ende jetojnë me frikën se "nuk mund të marrin frymë lirisht".