Më 12 maj, Shtëpia e Bardhë e uli flamurin kombëtar në gjysmështizë në shenjë përkujtimore për 100 viktimat nga COVID-19/ VCG

Më 12 maj, Shtëpia e Bardhë e uli flamurin kombëtar në gjysmështizë në shenjë përkujtimore për 100 viktimat nga COVID-19/ VCG

Në një raport të publikuar ditët e fundit nga Shërbimi i Transmetimeve Publike (PBS) i ShBA-së thuhet se gjatë më pak se tre vjetëve pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, në ShBA kanë vdekur mbi 1 milion banorë, shifër kjo e barasvlershme me atë të viktimave nga 336 sulme si ai i 11 Shtatorit. Në fakt, numri real i të vdekurve nga COVID-19, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, është më tepër sesa tregojnë statistikat.

Sipas këtij raporti, tre në katër viktima nga COVID-19 janë në moshën mbi 65 vjeçe. Ndërsa nga aspekti racial, mundësia e vdekjes së afroamerikanëve, hispanikëve dhe banorëve indigjenë nga COVID-19 është dy herë më shumë se ajo e të bardhëve. (Wang Lei/ Artan)