VCG

VCG

Importet e mallrave të Izraelit nga Kina, duke përjashtuar diamantet, u rritën me rreth 42.4 për qind nga viti në vit në katër muajt e parë të vitit 2022, sipas një raporti të publikuar nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit të hënën.

Sipas të dhënave, importet izraelite nga Kina në periudhën janar-prill arritën në 4.41 miliardë dollarë, krahasuar me 3.10 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bën të ditur “Xinhua”.

Shifrat tregojnë se Kina ishte burimi më i madh i importeve të Izraelit në periudhën janar-prill, duke arritur në 13.2 për qind të të gjitha importeve izraelite, duke përjashtuar diamantet. Importet nga Shtetet e Bashkuara, të dyta në listën e importeve të Izraelit, përbënin 8.8 për qind të totalit.

Në prill, importet e Izraelit nga Kina arritën në 1.01 miliardë dollarë, një rritje prej 44.5 për qind nga 699.3 milionë dollarë në të njëjtin muaj të 2021-shit. Eksportet izraelite drejt Kinës u rritën me 1.34 për qind, nga 1.49 miliardë dollarë në janar-prill të vitit të kaluar në 1.51 miliardë dollarë këtë vit.

Totali i importeve izraelite në katër muajt e parë 2022 arriti në 35.68 miliardë dollarë, një rritje prej 26.6 për qind, ndërsa eksportet izraelite arritën në 23.54 miliardë dollarë, një rritje prej 26.9 për qind.