Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të gazetës amerikane “The New York Times”, drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ShBA-së Rochelle Walensky u shpreh të mërkurën se numri mesatar 7-ditor i shtrimeve në spital për shkak të COVID-19 në ShBA u shtua rreth 20% në krahasim me një javë më parë, dhe çdo ditë ka pasur rreth 3000 shtrime në spital.

Ajo vuri në dukje që, për zonat me rrezik të lartë të përhapjes në lagje, veçanërisht në zonat verilindore të vendit, “ne u kërkojmë drejtuesve vendorë të nxitin masat parandaluese, si për shembull mbajtja e maskave në vende të mbyllura publike dhe shtimi i mundësive të testimit e të trajtimit individual.” (Fani)