Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së sugjeruan që amerikanët që jetojnë në zonat më të goditura nga Covid-19 të konsiderojnë rifillimin e masave të mbrojtjes personale, duke përfshirë mbajtjen e maskave në hapësirat e brendshme publike, raportoi “The Washington Post”, citon “Xinhua”.

Zyrtarët vunë në dukje se një e treta e popullsisë së SHBA jeton në komunitete që përjetojnë nivele në rritje të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital, thuhet në artikull.

Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një nga zyrtarët e përmendur në artikull, tha se mesatarja shtatëditore e infeksioneve të reja në vend është rritur në rreth 94.000 në ditë, një rritje prej 26 për qind në krahasim me javën e kaluar dhe një rritje trefish nga prilli. Sipas saj, edhe shtrimet në spital kanë filluar të rriten, me një shtim prej 19% krahasuar me javën e kaluar. (Irma)