![[Foto: VCG]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220518/4e2379bf-4be0-44dd-817a-e7c8157bc169.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Sipas një raporti të së hënës nga rrjeti televiziv amerikan CNBC, një sondazh i fundit tregon se, me rritjen e çmimeve, 70 për qind e amerikanëve mendojnë se inflacioni është një problem tepër i madh për ShBA-në. Sipas të dhënave, sivjet një familje amerikane duhet të shpenzojë 341 dollarë amerikanë më shumë në muaj se vitin e kaluar. Teksa Fed-i rriti normën e interesit për të kontrolluar inflacionin, kryetari i tij Jerome Powell tha se nuk mund të garantohet një “ulje e butë” e ekonomisë.
Sipas një raporti tjetër, me rritjen e qirave, është shtuar edhe numri i të pastrehëve dhe shumë familje amerikane kanë vështirësi strehimi. Tani ShBA-ja po përballet me mungesën e miliona banesave, sidomos për njerëzit me ngjyrë dhe grupin e blerësve të banesave për herë të parë. Një ndër arsyet për këtë mungesë banesash është pikërisht inflacioni i tanishëm, më seriozi gjatë 40 vjetëve të fundit në ShBA. (Li Huailiang/Artan)







