VCG

VCG

Çmimi i grurit është rritur në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave bazë. Indeksi standard i grurit u rrit me 5.9% në Çikago, më i larti në dy muaj, raporton “BBC”.

Ndalimi i eksportit vjen pasi një valë e të nxehtit goditi të korrat e grurit të Indisë, duke i çuar çmimet vendase në një nivel rekord.

Kostoja e çdo produkti me bazë grurin është rritur muajt e fundit pasi çmimet e grurit u rritën në tregjet botërore të mallrave. Qeveria e Indisë tha se do të lejojë ende eksporte të mbështetura nga letra kredie që janë lëshuar tashmë dhe për vendet që kërkojnë furnizime për të përmbushur nevojat e tyre të sigurisë ushqimore. Zyrtarët qeveritarë thanë gjithashtu se ndalimi nuk ishte i përhershëm dhe mund të rishikohej. Megjithatë, vendimi është kritikuar nga ministrat e Bujqësisë nga grupi i G7-s.

"Nëse të gjithë fillojnë të vendosin kufizime eksporti ose të mbyllin tregjet, kjo do të përkeqësonte krizën", -tha ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë Cem Ozdemir. Megjithëse India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, ajo nuk ka qenë më parë një eksportues i madh pasi shumica e të korrave të saj shitet në tregjet e brendshme.

VCG

VCG

Por eksportet e grurit të Ukrainës ranë pas nisjes së konflikti me Rusinë. Dhe me thatësirën dhe përmbytjet që kërcënonin të korrat në prodhues të tjerë të mëdhenj, tregtarët e mallrave prisnin që furnizimet nga India të kompensonin një pjesë të mungesës. Përpara ndalimit, India kishte synuar të dërgonte një rekord prej 10 milionë tonë grurë këtë vit.