Foto:VCG

Foto:VCG

Turqia përsëriti rezervat e saj për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke sinjalizuar gjithashtu gatishmërinë e saj për të diskutuar këtë çështje, ndërsa anëtarët e aleancës së mbrojtjes takohen në Berlin, njoftojnë mediat botërore.

Përpara takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, kryediplomati turk Mevlut Cavusoglu tha se Turqia ka qenë gjithmonë në favor të një politike të dyerve të hapura.

Cavusoglu tha se Finlanda dhe Suedia mbështesin “organizatat terroriste” si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicia kurde YPG në Siri, të cilat të dyja ishin të ndaluara në Turqi.

“Shumica e popullsisë turke kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO”, -tha Cavusoglu, duke theksuar se këto çështje duhet të diskutohen me aleatët e NATO-s dhe me këto shtete.