
Numri i viktimave nga COVID-19 në ShBA i kaloi 1 milionët. Por sipas një artikulli të botuar në uebsajtin e revistës amerikane “The Atlantic”, përveç humbjes së një numri kaq të madh jetësh, epidemia ka bërë që 200 mijë fëmijë amerikanë të mbeten jetimë. Ky grup fëmijësh, të quajtur ndryshe si “jetimët e COVID-19”, ka të ngjarë që të rriten në kushtet e problemeve të tilla si braktisja e shkollës, varfëria, shtrembërimi i personalitetit, madje edhe droga. Në artikull vihet në dukje se rrezikshmëria e vetëvrasjes së fëmijëve jetimë është dyfish më e lartë në krahasim me fëmijët e tjerë.
65% e “jetimëve të COVID-19” janë nga pakicat jo të bardha. Nëse ata, si pjesë e grupeve më të pambrojtura të shoqërisë amerikane, humbasin kujdesin prindëror, do të kenë një jetë më të vështirë.
Sipas artikullit, kundërvëniet ndërpartiake do të pengonin miratimin e një projektligji për mbledhjen e fondeve të ndihmës për fëmijët jetimë, që nuk kanë as përfaqësim politik dhe as vota. “Kur politikanët janë të zënë me konflikte politike, kush do t’u kushtojë vëmendje vuajtjeve dhe fatit të këtyre fëmijëve?” pyetet në artikull.







