Foto: Visual People

Foto: Visual People

Sipas njoftimeve të së dielës të rrjetit televiziv amerikan PBS, këtë vit në ShBA kanë ndodhur 154 incidente sulmesh me armë dhe dhuna me armë në këtë vend po rritet.

Ekspertët amerikanë vënë në dukje se gjatë epidemisë, shitja e armëve në ShBA u rrit ndjeshëm dhe shumë amerikanë e mbështetin garantimin e sigurisë së tyre te armët. Në javën e kaluar, në ShBA ndodhën 12 incidente sulmesh me armë zjarri, që shkaktuan shumë të vdekur. Ekspertët bëjnë të ditur se 400 milionë armë janë në duart e banorëve të thjeshtë. Masa më efektive për të parandaluar dhunën me armë është kontrolli ndaj pajisjes me armë, por është për të ardhur keq që qeveria amerikane heton vetëm në 78 % të rasteve të kaluarën penale të blerësve të armëve, domethënë pothuajse një e katërta e shitjes së armëve kryhet pa një kontroll të tillë. Për arsye që në shtete të ndryshme amerikane ka ligje të ndryshme për kontrollin e armëve, amerikanët mund të vihen të zotërim të një arme në shtetet ku ligjet e kontrollit të armëve nuk janë të rrepta. (Çang Çuo)