
Ndonëse vijon konflikti me Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka harruar ritet fetare, duke marrë pjesë në meshën e vigjiljes së pashkës, që u mbajt në katedralen e Moskës, njofton “A2CNN”.
Pamjet e shpërndara nga mediet ruse tregojnë kreun e Kremlinit ndërsa qëndron me një qiri në dorë në ritualin e drejtuar nga patriarku Kirill.
Putin merr pjesë rregullisht në festimin e ceremonive fetare dhe të njëjtën gjë bëri dhe për krishtlindje ku vizitoi një kishë jashtë Moskës.
Ditët e fundit, u shtuan zërat nga komuniteti ndërkombëtar që kërkuan vendosjen e një armëpushimi me rastin e pashkës, por kjo gjë nuk u realizua.







