VCG

VCG

Krijimi i trazirave dhe konflikteve, sanksionet ekonomike dhe financiare ndaj kundërshtarit, izolimi politik nëpërmjet formimit të blloqeve e klikave ... masat e ShBA-së për ta trajtuar Rusinë janë shumë të ngjashme me ato të Voldemortit në librat "Harry Potter". Në vitin 2003, regjisori i filmit “Harry Potter dhe i burgosuri i Azkaban-it” Alfonso Cuarón e quajti ish-presidentin amerikan George W. Bush si Voldemorti në "Harry Potter", ndërsa BBC-ja e cilësoi ish-presidentin amerikan Donald Trump Voldemort. Autorja e "Harry Potter"-it J. K. Rowling është e mendimit se qeveria amerikane ka bërë gjëra më të këqija se Voldemorti. "Mos e fyeni Voldemortin!" u shpreh ajo e zemëruar.

Zgjerimi i NATO-së drejt Lindjes, tkurrja e pandërprerë e hapësirës së sigurisë së Rusisë, inkurajimi i Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO dhe irritimi i pandërprerë i Rusisë kanë shkaktuar në fund luftën mes këtyre dy vendeve. Këto masa politike të ShBA-së janë si "magjia e errët".

"Ukrainasit po vdesin, ndërsa amerikanët po fitojnë para, më shumë para. Çdo ditë, çdo minutë më shumë që vazhdon kjo luftë, vlera e aksioneve të kompanive më të mëdha amerikane të prodhimit të armëve rritet," vlerësoi Arnab Goswami i televizionit indian të lajmeve "Republic World".

Ndërsa në një artikull të gazetës franceze "Les Échos" thuhet se kriza e Ukrainës tregon se Evropa "nuk ka aftësi për vetëmbrojtje" dhe ka nevojë për mbrojtjen e ShBA-së. Sipas artikullit, ShBA-ja e shfrytëzon këtë konflikt për kontrollin e mëtejshëm të Evropës dhe strategjia e pavarësisë strategjike të Evropës është e dështuar.(Xu Guang)