Ukraina krijoi shtatë korridore humanitare të martën, deklaroi zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, përmes një mesazhi në “Telegram”, citon “Xinhua”.

Sipas saj, një korridor humanitar u krijua për të lejuar civilët të largoheshin nga qyteti i Mariupolit, nëpërmjet transportit privat.

Vereshchuk theksoi se rrugë të tjera humanitare u krijuan për të evakuuar njerëzit nga qytetet Tokmak dhe Berdyansk në rajonin jugor të Zaporizhzhia dhe nga katër vendbanime në Luhansk.

Të hënën, 3376 njerëz u evakuuan nga zonat e prekura nga konflikti në Ukrainë.