Ndërsa konflikti Rusi-Ukrainë vijon të përshkallëzohet, Bashkimi Evropian propozoi paketën e tij të pestë të sanksioneve kundër Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se paketa, e cila do të marrë miratimin përfundimtar nga ambasadorët e BE-së, përfshin ndalimin e importeve të qymyrit me vlerë 4 miliardë euro në vit, si dhe për katër banka ruse, bën të ditur “Xinhua”.

Ajo shtoi se Komisioni Evropian po shtyn gjithashtu për ndalimin e anijeve ruse që hyjnë në portet e BE-së, për operatorët e transportit rrugor rusë dhe bjellorusë, si dhe për importet e naftës, drurit dhe çimentos, ushqimeve të detit dhe alkoolit nga Rusia.