Komisioni Evropian ka publikuar amendamentet e propozuara në Direktivën ekzistuese të Emetimeve Industriale, me synimin për të përmbushur objektivin e BE-së për të qenë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050, njoftoi Komisioni.

Propozimet mbulojnë emetimin e substancave të tjera të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, si amoniaku, grimcat dhe metalet e rënda, bën të ditur “ATSH”.

“Propozimet do të bëjnë të mundur reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të ndotësve industrialë nga fabrikat dhe nga disa prej fermave blegtorale më të mëdha të Evropës”, -deklaroi zëvendëspresidenti i KE-së, Frans Timmermans, duke theksuar se fermat më të mëdha në veçanti do të preken nga shtrëngimi i rregulloreve të BE-së.

Për momentin, 20.000 ferma të mëdha të shpendëve dhe derrave përshtaten nga direktiva për emetimet industriale. Rregulloret e reja pritet të mbulojnë rreth 185.000 ferma ose rreth 13% të fermave tregtare në Evropë.

“Përfitimet për shëndetin e njeriut vetëm nga plani i kontrollit të kafshëve do t’i kursejnë BE-së të paktën 5.5 miliardë euro në vit”, -tha Virginijus Sinkevicius, eurokomisioneri për Mjedisin.