"NATO-ja është një aleancë mbrojtëse, që nuk ka synuar në asnjë mënyrë zhdukjen e Rusisë," e justifikoi zgjerimin e Aleancës drejt Lindjes presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit të tij më 26 mars në Poloni.

Megjithëse nuk mund ta "zhdukin" fizikisht Rusinë, gjatë disa dekadave të kaluara ShBA-ja dhe NATO-ja e udhëhequr prej saj, janë përpjekur ta konsumojnë Rusinë nga ana politike e ekonomike, në mënyrë që ta ndajnë dhe ta dobësojnë gjithnjë e më shumë këtë vend. Një skenar të tillë ShBA-ja e zbatoi në Bashkimin Sovjetik, prandaj ajo dëshiron ta përsëritë rezultatin e së njëjtës histori në shekullin e 21-të.

Shtëpia e Bardhë/ Global Times

Një tjetër "armë e mprehtë" e ShBA-së në Luftën e Ftohtë është makineria e propagandës në vende të tjera, e përfaqësuar nga "Zëri i Amerikës" (VOA). Kjo radio, që u krijua në vitin 1942, filloi t'i shërbente strategjisë së Luftës së Ftohtë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u bë mjeti kryesor i qeverisë amerikane për propagandimin ndaj banorëve të Bashkimit Sovjetik, që të promovonte stilin amerikan të jetesës, të predikonte parimin e "botës së lirë" dhe të dëmtonte më tej ideologjinë komuniste. Qysh nga viti 1949, VOA filloi të transmetonte emisione në gjuhën ukrainane e në lituanishte. Propaganda e ShBA-së e acaroi pështjellimin ideologjik të shoqërisë në Bashkimin Sovjetik, duke shpejtuar shpërbërjen e këtij vendi dhe duke e bërë në fund ShBA-në forcën hegjemone të botës njëpolare.

Kina është një tjetër objektiv i ShBA-së në konfliktin ushtarak ruso-ukrainas. Ndërsa përfaqësuesit e palës kineze kanë theksuar herë pas here se "nuk dëshirojmë të shohim situatën e tanishme", vendet perëndimore me ShBA-ja në krye e kanë sulmuar Kinën dhe kanë ushtruar trysni ndaj saj për sanksionimin e Rusisë, duke i ndarë me qëllim të keq vendet perëndimore nga njëra anë dhe Kinën e Rusinë nga ana tjetër si dy blloqe në kundërvënie. Kjo është një mendësi tipike e Luftës së Ftohtë.

Këshilltarja e sekretarit amerikan të Shtetit Victoria Nuland u shpërndau ushqime protestuesve kundër qeverisë në Kiev, më 10 dhjetor 2013/ Global Times

Këshilltarja e sekretarit amerikan të Shtetit Victoria Nuland u shpërndau ushqime protestuesve kundër qeverisë në Kiev, më 10 dhjetor 2013/ Global Times

"Pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, Biden-i dhe këshilltarët e tij të nivelit të lartë kanë pretenduar se nuk shpresojnë të kthehen në gjendjen e kundërvënies ndërmjet dy superfuqive. Por një vit pas marrjes së mandatit si president i ShBA-së, veprimet e Biden-it treguan të kundërtën." Në një koment të publikuar ditët e fundit në uebsajtin e revistës amerikane "The National Interest" shprehet mendimi se në fusha të ndryshme të diplomacisë amerikane, administrata e Biden-it ka ruajtur qëndrimin e Luftës së Ftohtë. "Megjithatë, periudha e Luftës së Ftohtë nuk ishte koha e artë e marrëdhënieve diplomatike, por një tragjedi me miliona viktima në mbarë botën. ShBA-ja nuk mund të vazhdojë të zhytet në nostalgjinë e fitores së Luftës së Ftohtë," thekson komenti. (Wang Lei/ Artan)