Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bëri thirrje për një mekanizëm të sigurt zbarkimi për emigrantët e paligjshëm që kalojnë detin nga Libia në Evropë, pas vdekjes së dhjetëra emigrantëve, bën të ditur “Xinhua”.

“Incidentet tragjike nënvizojnë edhe një herë nevojën për një përpjekje ndërkombëtare për të garantuar sigurinë e emigrantëve”, -shkroi agjencia e OKB-së në “Twitter”.

IOM-i apelon për më shumë përpjekje për të shpëtuar jetë përmes kërkimit dhe shpëtimit të përkushtuar, proaktiv dhe një mekanizmi të sigurt zbarkimi, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Libia prej vitit 2011 është kthyer në një pikë nisjeje të preferuar për emigrantët e paligjshëm që duan të kalojnë Detin Mesdhe për në brigjet evropiane.