
Ndërsa konflikti Rusi-Ukrainë nxit shpenzimet ushtarake, tregu global i raketave dhe bombave mund të kalojë 126 miliardë dollarë brenda 10 viteve, gati 73 për qind më shumë nga nivelet e vitit 2020, sipas një raporti të publikuar nga “Allied Market Research” të hënën.
Konfliktet gjeopolitike dhe buxhetet më të mëdha ushtarake ka të ngjarë të rrisin shifrën deri në vitin 2030, thuhet në raportin e cituar nga “CGTN”.
Ndërsa Amerika e Veriut dominonte më shumë se gjysmën e tregut global në vitin 2020, raporti parashikoi se rritja më e shpejtë do të vinte nga rajoni i Azisë-Paqësorit për të forcuar arsenalin e tyre bërthamor.
"Megjithatë, traktatet ndërkombëtare dekurajojnë testimin bërthamor", -thuhet në një përmbledhje të raportit.
Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA në fillim të vitit lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo duhet të shmanget.







