
Volodymyr-Zelensky, theidenpendent
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se delegacioni ukrainas po kërkon paqe në raundin e ri të bisedimeve me Rusinë, njoftoi të hënën shërbimi i shtypit presidencial, bën të ditur “Xinhua”.
“Qëllimi ynë është i qartë, paqja dhe rivendosja e jetës normale në shtetin tonë të lindjes sa më shpejt të jetë e mundur”, -tha Zelensky.
Si prioritete të tjera kryesore të Ukrainës në bisedime, Zelensky renditi sovranitetin, integritetin territorial dhe garancitë efektive të sigurisë së vendit.
Të dielën, anëtari i delegacionit ukrainas David Arakhamia tha se raundi tjetër i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi më 28-30 mars.
Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar tre raunde negociatash personalisht në Bjellorusi që nga 28 shkurti, dhe i katërti filloi më 14 mars në formatin e një video-konference.







