
investimet gjermane, monitor
Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se Gjermania po investon mbi 60 milionë euro për energjinë diellore në Kosovë, shkruan “Monitor”. Rohde tha se kjo po bëhet për të mbështetur tranzicionin botëror të energjisë.
Bëhet fjalë për projektin “Solar4Kosovo” i vlerësuar të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë e që do të jetë bashkëdyzim i dy komponentëve, distriktit solar të ngrohjes (Termokos) dhe fuqisë fotovoltaike (KEK).
Me këtë projekt të sistemit të ngrohjes së Prishtinës do t’i shtohen rreth 70 MW.
Ky projekt pritet të kushtojë 64 milionë euro dhe do të financohet nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe se projekti përfshinë ndërtimin e kolektorëve diellorë prej përafërsisht 69.000 m2.
“Me masat për zgjerimin e rrjetit që synojnë shpërndarjen e nxehtësisë nga sistemi termik diellor, në rrjetin e ngrohjes qendrore do të kyçen deri në 12.000 familje ose 60.000 banorë. Projekti do të reduktojë kërkesën për energji elektrike për qëllime ngrohjeje dhe do ta rris cilësinë e ajrit, me rreth 40.000t kursime të dioksidit të karbonit në vit”, -thuhet në komunikatë.







