Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ishte në favor të përjashtimit të Rusisë nga G20-a.

“Nëse Rusia nuk përjashtohet, të paktën Ukraina të ftohet në grupin e G20-s si vëzhguese”, -tha Biden në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, raporton “Xinhua”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në një deklaratë të enjten se anëtarët e NATO-s kanë demonstruar besnikërinë e tyre ndaj SHBA-së duke u zotuar të ndjekin urdhrat e saj që synojnë përfundimisht të frenojnë Rusinë. Ajo shtoi se Uashingtoni zyrtar edhe një herë "disiplinoi" aleatët e tij duke ushtruar presion mbi vendet sovrane dhe duke fshirë më tej autonominë strategjike të Evropës.

Biden vizitoi Brukselin për të marrë pjesë në tre samite që trajtojnë konfliktin Rusi-Ukrainë, duke përfshirë samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, samitin e G7-s dhe takimin në Këshillin e Evropës.