Presidenti kinez Xi Jinping pati pasditen e së premtes një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol.
Xi e uroi përsëri Yoon për zgjedhjen si president i Koresë së Jugut.
Ai vuri në dukje se Kina dhe Koreja e Jugut janë vende fqinje të përhershme dhe partnere të pandashme. Kina u kushton gjithmonë vëmendje të madhe marrëdhënieve me Korenë e Jugut.
Me përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve, marrëdhëniet mes tyre janë zhvilluar shpejt në fusha të ndryshme dhe të dy vendet janë bërë partnerë strategjikë, tha Xi.
Faktet kanë provuar se zhvillimi i marrëdhënieve kino-koreanojugore është në përputhje me interesat themelorë të të dy vendeve e popujve të tyre, dhe nxit paqen e zhvillimin rajonal, shtoi ai.
Duke theksuar se tani bashkësia ndërkombëtare po përballon sfida të shumta, Xi tha se Kina dhe Koreja e Jugut kanë përgjegjësi për ruajtjen paqes rajonale dhe nxitjen e lulëzimit botëror. Pala kineze është e gatshme të bashkëpunojë me palën koreanojugore për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar e rajonal, vuri në dukje ai.
Nga ana e tij, Yoon uroi për organizimin e suksesshëm të "dy sesioneve" dhe arritjet kryesor të zhvillimit të Kinës nën udhëheqjen e presidentit Xi.
Forcimi i bashkëpunimit është në të mirë të zhvillimit të të dy vendeve dhe do të sjellë përfitime për të dy popujt, si edhe do të ndihmojë në paqen e qëndrueshmërinë në Azinë Verilindore, u shpreh presidenti i zgjedhur i Koresë së Jugut. (Xu Guang)







