Foto: VCG

Foto: VCG

Foto: VCG

Foto: VCG

Foto: VCG

Foto: VCG

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministrja gjermane e Mjedisit Steffi Lemke prezantoi një program veprimi të menjëhershëm për të ndihmuar bashkitë të përshtaten më mirë me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Paketa e masave është krijuar për të vënë në praktikë hapat dhe masat fillestare, sipas Ministrisë për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës, Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (BMUV), raporton “Xinhua”.

Programi fokusohet në mbështetjen e bashkive duke zgjeruar programet e financimit dhe duke krijuar ekspertizë, duke ofruar këshilla të përshtatura në terren dhe trajnime më të mira për ekspertët vendas, si dhe duke rritur ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve.

“Raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike përshkruan pamëshirshëm efektet e krizës klimatike. Nevoja për përshtatje dhe masa paraprake do të bëhej më akute në të ardhmen. Bashkitë janë veçanërisht të prekura nga ndikimet e nxehtësisë, stuhive, shiut të dendur ose ngjarjeve të tjera ekstreme të motit”, -tha Lemke.

Në korrik 2021, përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha ekonomike dhe morën rreth 190 jetë në Gjermani. Qeveria federale ka ndarë rreth 30 miliardë euro për fondin e rindërtimit. (Irma)