Foto: VCG

Foto: VCG

Srinagar, kryeqendra e Kashmirit indian, inauguroi Kopshtin e Tulipanëve, më i madhi i këtij lloji në Azi, i konsideruar si i treti më i pasur me lule në botë, pas dy më të mëdhenjve në Holandë.

Pak ditë më parë, me përfundimin e kufizimeve për pandeminë, qeveria indiane ka bërë të mundur që turistët të vizitojnë hapësirën shumëngjyrëshe me mbi një milion e gjysmë lule, të 68 varieteteve të ndryshme, përcjell “Ansa”.

Kopshti i tulipanëve është kthyer në një nga atraksionet kryesore turistike në rajon.

Autoritetet e turizmit në Kashmir deklaruan se vizitat në kopsht e përshpejtuan me një muaj sezonin normal turistik. (Irma)