Foto:VCG

Foto:VCG

Shtetet evropiane po përballen me konfuzion, pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se "vendet jomiqësore" që blejnë gazin rus tani do të duhet të paguajnë në rubla.

"Rusia do të vazhdojë, natyrisht, të furnizojë gaz natyror në përputhje me vëllimet dhe çmimet. Ndryshimet do të ndikojnë vetëm në monedhën e pagesës, e cila do të bëhet në rublën ruse", -tha Putin gjatë një dalje publike në media, citon “Xinhua”.

Vendet evropiane blejnë rreth 40 për qind të konsumit të tyre total të gazit nga Rusia. Qëkur Bashkimi Evropian njoftoi sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të operacionit të saj të posaçëm ushtarak kundër Ukrainës në shkurt, tregtia e gazit midis palëve është hedhur në qendër të vëmendjes me volumin e tregtisë ditore të luhatshme.

Komisioni Evropian nuk e ka komentuar masën e re ruse, por Ministri Federal i Çështjeve Ekonomike dhe Veprimit Klimatik i Gjermanisë Robert Habeck tha se do të diskutonte me partnerët evropianë një përgjigje të mundshme ndaj njoftimit të Rusisë. Ndërsa kryeministri holandez Mark Rutte deklaroi se duhej më shumë kohë për të sqaruar kërkesën e Rusisë.

Vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë shfaqen në listën e vendeve "jomiqësore", ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, vendet anëtare të BE-së, Britania, Japonia, Kanadaja, Norvegjia dhe Singapori. (Irma)