Foto: VCG

Foto: VCG

Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej 15 anëtarësh nuk arriti të miratonte një rezolutë për situatën humanitare në Ukrainë. Dy anëtarë, Rusia dhe Kina, votuan pro dhe 13 të tjerë abstenuan. Dokumenti i paraqitur nga Rusia u refuzua, bën të ditur “Xinhua”.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Rusia, Kina, Britania, Franca ose Shtetet e Bashkuara për t'u miratuar.

Projekt-rezoluta e Rusisë shpreh shqetësim të madh për viktimat civile dhe përkeqësimin e situatës humanitare në dhe rreth Ukrainës, duke përfshirë numrin në rritje të personave të zhvendosur brenda vendit dhe refugjatëve.

Projekt-rezoluta gjithashtu bën thirrje për mbrojtjen e civilëve, duke përfshirë personelin humanitar dhe mjekësor, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e objekteve civile dhe infrastrukturës kritike, evakuimin e sigurt dhe të papenguar të të gjithë civilëve dhe aksesin e papenguar humanitar në Ukrainë. (Irma)