
Foto: VCG
Kryetari i bashkisë së Roosendaal, një qytet në jug të Holandës, ka shprehur urimet e tij më të mira për një miqësi afatgjatë me Kinën.
“I vlerësoj shumë marrëdhëniet midis Kinës dhe Holandës dhe interesi ynë i ndërsjellë për njëri-tjetrin është jo vetëm në biznes, por edhe në frontet politike dhe administrative. Dëshirojmë ta vazhdojmë këtë miqësi të vlefshme për shumë dekada të tjera me paqe dhe prosperitet”, -tha kryebashkiaku Han van Midden për “Xinhua”, në një aktivitet të mbajtur për të shënuar 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Holandës.
Duke iu kthyer rolit të Roosendaal në marrëdhëniet e përgjithshme holandeze-kineze, Van Midden vuri në dukje se disa kompani kineze janë aktualisht aktive në zonën e Rossendaal dhe për shkak të marrëdhënieve reciproke të dobishme të biznesit të dy vendeve, ai pret që më shumë biznese kineze të vendosen në qytetin holandez, dhe e anasjellta.
Ambasadori kinez në Holandë, Tan Jian, zyrtarë të tjerë holandezë dhe sipërmarrës gjithashtu shfrytëzuan rastin për të bërë një pasqyrë të marrëdhënieve dypalëshe gjatë pesë dekadave të fundit. (Irma)







