
Foto:VCG
ShBA-ja do të rivendosë përjashtimin për 352 nga 549 kategoritë e importeve kineze prej të ashtuquajturave tarifa sipas "Seksionit 301", pasi përjashtimeve të ofruara më parë u ka kaluar afati, bëri të ditur të mërkurën Zyra e Përfaqësuesit Tregtar e ShBA-së.
Sipas saj, përjashtimet e rivendosura do të zbatohen që nga 12 tetori 2021 dhe do të zgjasin deri më 31 dhjetor 2022. Ato mbulojnë një gamë të gjerë importesh kineze, që sipas një vlerësimi fillestar arrijnë 370 miliardë dollarë, të cilat administrata e Trump-it i goditi me tarifa ndëshkuese prej 7.5-25 për qind.
Artikujt e përjashtuar përfshijnë përbërës industrialë si pompa dhe motorë elektrikë, disa pjesë këmbimi makinash dhe kimikate, çanta shpine, biçikleta, fshesa elektrike dhe mallra të tjera konsumi.
Që nga ftesa për komente në tetor 2021 nëse duhej të rivendoseshin përjashtimet për 549 kategoritë, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar e ShBA-së mori mbi 2000 kërkesa nga bizneset, shumica e të cilave kërkonin të hiqeshin tarifat, pasi ato paguheshin nga importuesit amerikanë.(Artan)







