Në një artikull të publikuar të mërkurën në gazetën amerikane "Washington Post" njoftohet se gjatë viteve nga 1865 deri më 1950, afro 6 500 afroamerikanë u linçuan nga të bardhët. "Akti i antilinçimit", i porsamiratuar nga Kongresi amerikan, ka mundësi të madhe të mbetet vetëm në letër, komentoi gazeta amerikane, duke vënë në dukje se mendimi që sot nuk ekziston linçim në ShBA është vetëmashtrim.

"Nga qytetet në shtete e deri në nivel federal, zyrtarët e niveleve të ndryshme shpërfilln, tolerojnë, e madje miratojnë dhunën raciale. Ndërsa njolla e linçimit nuk do të pastrohet dhe nuk mund të pastrohet kurrë," thuhet në artikull. (Wang Lei/ Artan)