
Foto: Global Times
Gazeta "Global Times" publikoi të mërkurën komentin me titull "Nxitësja e krizës së Ukrainës: NATO-ja e udhëhequr nga ShBA-ja shkel premtimin 'Asnjë centimetër drejt Lindjes' duke ngjeshur skajshmërisht hapësirën e Rusisë", ku thuhet se ShBA-ja është nismëtarja e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Në artikull theksohet gjithashtu se, që nga fillimi i konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, bashkësia ndërkombëtare është bërë gjithnjë e më e vetëdijshme për rolin që ShBA-ja dhe NATO-ja kanë luajtur në këtë krizë.
Nga udhëheqja e zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes për të kufizuar hapësirën territoriale të Rusisë, deri te nisja e të ashtuquajturave revolucione me ngjyrë; që nga vendosja e sanksioneve ndaj "vendeve të pabindura" deri te detyrimi i vendeve të tjera për të zgjedhur anë... ShBA-ja ka vepruar si një "nxitëse e Luftës së Ftohtë" ose një "vampir" që krijon "armiq" dhe bën pasuri nga lufta, vihet në dukje në artikullin e "Global Times".
.







