Foto: Visual People

Foto: Visual People

Holanda mbështet rolin ndërmjetësues të Turqisë mes Ukrainës dhe Rusisë. Kryeministri holandez Mark Rutte, i cili vizitoi Turqinë të martën përpara një samiti të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s të enjten që do të diskutojë krizën e Ukrainës, tha se Turqia ka luajtur një rol kritik në përpjekjet e ndërmjetësimit për të zgjidhur tensionet në Ukrainë, bën të ditur “Xinhua”.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i pyetur mbi qëndrimin e Turqisë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, Rutte tha: "Turqia zbaton sanksionet e OKB-së. Ne do të donim që Turqia të zbatonte të gjitha sanksionet, por jemi të kënaqur që Turqia aktualisht po luan një rol diplomatik".

Kryeministri holandez nënvizoi se Ankaraja zyrtare ka rëndësi politike dhe ushtarake për NATO-n dhe është një partner vendimtar për Bashkimin Evropian.