
Foto: VCG
Asnjë vend në botë nuk ka përmbushur standardet e cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për vitin 2021, sipas një raporti për ndotjen e ajrit në 6475 qytete në mbarë botën të publikuar të martën. Madje smogu është intensifikuar në disa rajone pas reduktimit të ndotjes lidhur me pandeminë Covid-19, raporton “Reuters”.
Sipas rekomandimit të OBSH-së, vlera mesatare vjetore e grimcave të vogla dhe të rrezikshme, të njohura si PM 2.5, nuk duhet të kalojë 5 mikrogramë për metër kub pasi organizata shëndetësore ndryshoi udhëzimet e saj vitin e kaluar.
Në raportin e OBSH-së thuhet se edhe një përqendrim i ulët i këtyre grimcave mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin.
Vetëm 3.4 për qind e qyteteve të anketuara i përmbushën standardet në vitin 2021, sipas të dhënave të përpiluara nga IQAir, një kompani zvicerane e teknologjisë së ndotjes që monitoron cilësinë e ajrit.
Rreth 93 qytete panë nivele PM2.5 në 10 herë më shumë se niveli i rekomanduar.
Nivelet e përgjithshme të ndotjes së Indisë u përkeqësuan në vitin 2021 dhe Nju Delhi mbeti kryeqyteti më i ndotur në botë, sipas të dhënave.
Kina, e cila ka bërë luftë kundër ndotjes që nga viti 2014, ra në vendin e 22-të në renditjen e PM2.5 në vitin 2021, nga vendi i 14-të një vit më parë, me leximet mesatare të përmirësuara.







