Foto: VCG

Foto: VCG

Agjencia Ndërkombëtare për Vlerësim Kreditor, “Fitch”, në një raport të publikuar këtë javë parashikon një ulje të rritjes ekonomike globale për vitin 2022, nga 4.2 në 3.5 për qind.

Agjencia thekson se procesi i rimëkëmbjes pas pandemisë së koronavirusit është ndikuar nga problemet në zinxhirët e furnizimit, gjë që nxit rritjen e inflacionit, bën të ditur “Anadolu Agency”.

“Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet ekonomike ndaj Rusisë kanë rrezikuar furnizimet globale të energjisë. Nuk ka gjasa që sanksionet të hiqen së shpejti”, -shton “Fitch”.

Duke kujtuar se Rusia plotëson 10 për qind të nevojave të botës për energji, agjencia thotë se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit do të rrisë më tej kostot e industrisë dhe do të ulë të ardhurat reale të konsumatorëve.

Agjencia gjithashtu parashikon një ulje prej 0.2 pikë përqindje të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për vitin 2023, në 2.8 për qind.