Foto: VCG

Foto: VCG

Ujërat nëntokësore përfaqësojnë rreth 99% të ujit të ëmbël në Tokë dhe mund të garantojnë përfitime të mëdha sociale, ekonomike dhe mjedisore, edhe në lidhje me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, pavarësisht nga rëndësia e madhe, këto burime shpesh neglizhohen, menaxhohen keq dhe madje mbishfrytëzohen. Në një kontekst të mungesës së ujit në rritje në shumë zona të botës, sipas OKB-së, nuk është më e mundur të injorohet potenciali i madh i ujërave nëntokësore dhe nevoja për menaxhim të kujdesshëm, bën të ditur “Ansa”.

Në një raport të publikuar të martën, OKB thotë se ndotja e ujërave nëntokësore zvogëlon mundësinë e përdorimit të tyre si ujë të pijshëm dhe në të njëjtën kohë ndikon negativisht në ekosistemet që varen prej tij. Në raport thuhet se ndotja nga bujqësia është shumë e zakonshme, me sasi të konsiderueshme të nitrateve dhe pesticideve. Në nivel global, ka një shkallë veçanërisht të lartë agregate të reduktimit të rezervave të ujërave nëntokësore.

Sipas vlerësimeve, thuhet në dokumentin përmbledhës, në fillim të këtij shekulli shifrat luhateshin midis 100 dhe 200 kilometra kub në vit (15% dhe 25% e totalit të nxjerrjes së ujërave nëntokësore).