
Foto:Visual People
Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të shohin një përfundim të shpejtë të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, por shpresojnë që Rusia të zhytet në armiqësi të zgjatura. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, citon “Xinhua”.
"Është e padobishme për amerikanët që ky proces (negociator) të përfundojë shpejt. Ata duan të vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë", -tha Lavrov gjatë një takimi me studentë dhe lektorë të Universitetit MGIMO të Rusisë.
"Me sa duket, amerikanët duan të na mbajnë në një gjendje armiqësie për aq kohë sa të jetë e mundur", -tha ai.
Lavrov shprehu shqetësimin për dërgimin e avionëve luftarakë MiG dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore amerikane Stinger në Ukrainë, të cilat do të përbëjnë një kërcënim të madh, sepse ato me siguri do të përhapen në të gjithë Evropën.
Ministri i Jashtëm theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur sanksionet ndaj Rusisë si një instrument për të ruajtur dominimin e tyre në botë.
"Këto sanksione kanë për qëllim heqjen e Rusisë si një pengesë në rrugën për ndërtimin e një bote unipolare. Kjo nuk ka të bëjë me Ukrainën. Kjo ka të bëjë me rendin botëror, ku Shtetet e Bashkuara duan të jenë sovranet e vetme", -tha ai.







