Foto: Visual People

Foto: Visual People

Rusia i kërkon SHBA-së të ndalojë përshkallëzimin e tensioneve nëse dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Moskën zyrtare.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha të martën se Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të ndalojnë së kërcënuari Rusinë, sipas raporteve të mediave ruse, përcjell “Xinhua”.

"Ndërkohë, ne po shohim një prirje rënëse në marrëdhëniet tona", -tha Ryabkov, i cili fajëson Shtetet e Bashkuara për situatën.

"Na vjen keq për këtë. Megjithatë, kjo nuk ka ndonjë efekt në vendosmërinë tonë për të punuar drejt arritjes së qëllimeve të operacionit special ushtarak dhe për t'u përshtatur me rrethanat që rezultojnë nga sanksionet e SHBA-së", -tha ai.