
Foto: VCG
Nënvarianti Omikron 2 është 30% më ngjitës se Omikroni dhe është i ngjashëm me fruthin dhe linë e dhenve, sipas ekspertëve italianë, të cilët shtojnë megjithatë se personat e injektuar me dozën e trefishtë të vaksinës janë më të mbrojtur nga format e rënda.
Drejtori i institutit “Galeazzi” në Milano, Fabrizio Pregliasco, tha për “Radio Rai 1”, se personat që kanë pasur Covid gjatë valës së Omikronit në dhjetor mund të riinfektohen edhe tani.
Sa i përket hipotezës nëse vala e tanishme mund të konsiderohet si një valë e re pandemike, Pregliasco shpjegon se është më shumë një vijim i valës paraardhëse.







