
Foto: VCG
Ministria e Jashtme ruse njoftoi se nuk do të vazhdojë më negociatat e traktatit të paqes me Japoninë në përgjigje të sanksioneve të Tokios zyrtare kundër Rusisë për situatën në Ukrainë.
Moska gjithashtu do të anulojë udhëtimin pa viza për qytetarët japonezë në katër ishujt e diskutueshëm të Paqësorit, të cilët njihen si Kurilet Jugore në Rusi dhe Territoret Veriore në Japoni, bën të ditur “Xinhua”.
Pala ruse po tërhiqet nga dialogu me Japoninë për vendosjen e aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në këto ishuj, njoftoi ministria në një deklaratë, duke shtuar se Rusia do të bllokojë zgjatjen e statusit të Japonisë si një partner i dialogut sektorial i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Së bashku me vendet perëndimore, Japonia ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë për operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë. Rusia dhe Japonia nuk kanë nënshkruar një traktat paqeje pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të pretendimeve të tyre rivale mbi katër ishujt.







