Foto:Top channel

Foto:Top channel

Qeveria greke ka deklaruar se do të përshpejtojë programet e zbulimit dhe shfrytëzimit të rezervave të gazit natyror në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore të Kretës dhe detit Jon, njofton “Top Channel”.

Këto zona u janë dhënë kompanive të njohura “Total”, “ExxonMobil” dhe “Hellenic Petroleum”.

Rifillimi i një strategjie të re sipas Athinës zyrtare përmban kërkime dhe shpime eksploruese për rreth 2.5 vjet me vlerë gati 150 milionë dollarë në këto tre zona. Vlerësohet se depozitat e mundshme të gazit janë 250 miliardë euro.

Ato mund të mbulojnë kapacitetet e vendit për më shumë se 10 vjet, deri në kalimin e fazës së teknologjive energjetike të gjelbra.