
Në një videotakim me temën "Shkeljet kronike dhe sistematike të të drejtave të indigjenëve nga ShBA-ja, Kanadaja dhe Australia", të zhvilluar ditët e fundit gjatë sesionit të 49-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi i përhershëm i Venezuelës Hector Constant Rosales vuri në dukje se ShBA-ja, Kanadaja dhe Australia hiqen si "mësuese të të drejtave të njeriut", por gjendja e të drejtave të njeriut në këto vende është tronditëse. Indigjenët në këto vende kanë vuajtur nga diskriminimi dhe shtypja kronike e sistematike dhe janë përballur me padrejtësi e dhunë të llojllojshme. Ndërkohë, ShBA-ja, Kanadaja dhe Australia, nën pretekstin e të drejtave të njeriut, kanë dënuar dhe përbaltur shpesh vendet në zhvillim, duke imponuar masa të detyrueshme, madje duke bërë ndërhyrje ushtarake në vende të tjera e duke u shkaktuar katastrofa të rënda këtyre vendeve. ShBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore duhet të ndalojnë përdorimin e të drejtave të njeriut si armë dhe si mjet, theksoi përfaqësuesi i Venezuelës.







