
Foto:VCG
Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë në Poloni, pas takimeve me NATO-n. Qeveria amerikane ka mohuar spekulimet se presidenti Joe Biden do të vizitonte Ukrainën gjatë udhëtimit të tij në Evropë në ditët në vijim.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, deklaroi për “CNN” se nuk ishte në dijeni të ndonjë diskutimi për një udhëtim në Ukrainë. Ajo tha se qeveria amerikane kishte lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj që mos ta vizitojnë Ukrainën.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të shkonte në Evropë të mërkurën, në udhëtimin e tij të tretë në kontinent që nga marrja e detyrës në janar 2021.
Të enjten, ai është planifikuar të marrë pjesë në samitet speciale të NATO-s, BE-së dhe G7-s në Bruksel.
Të premten, Biden do të udhëtojë për në Varshavë për të takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda.







