Foto:VCG

Foto:VCG

Rusia dhe Ukraina kanë bërë përparim në pikat kritike të një marrëveshjeje armëpushimi që po negociohet, por disa çështje ende kërkojnë vendime nga udhëheqësit e tyre, deklaroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, bën të ditur “Xinhua”.

"Nëse palët nuk tërhiqen nga pozicionet e tyre aktuale, mund të themi se shpresojmë për një armëpushim", -i tha Cavusoglu të përditshmes lokale “Hurriyet”, duke theksuar se palët janë afër marrëveshjes për çështjet themelore.

Javën e kaluar, Cavusoglu pati takime me homologët e tij rusë dhe ukrainas në Moskë dhe Lviv.

Duke folur për “Hurriyet” të shtunën, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, deklaroi se Rusia dhe Ukraina po negociojnë për gjashtë pika, përkatësisht neutralitetin e Ukrainës, çarmatimin dhe garancitë e sigurisë, denazifikimin, heqjen e pengesave në përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë, statusi i Donbasit dhe statusi i Krimesë.

Më 10 mars, Turqia priti ministrat e Jashtëm rus dhe ukrainas në prag të një forumi të diplomacisë për negociatat e tyre të para të nivelit të lartë që nga fillimi i konfliktit, megjithëse bisedimet nuk dhanë shumë përparim për një armëpushim.