
Foto:VCG
“Duhet të merremi seriozisht me sfidën e sigurisë ushqimore botërore”, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, citon “ATSH”..
“I njohim hapësirat e prodhimit të grurit në Ukrainë dhe Rusi si edhe pasojat e konfliktit, thënë ndryshe pamundësinë për të mbjellë, për të korrur dhe për të eksportuar”, -shtoi ai.
Sipas tij, evropianët duhet ta përballojnë shumë shpejt këtë situatë të re, së bashku me partnerët, agjencitë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të për të parandaluar një krizë shumë të rëndë botërore ushqimore.







