![[Foto: VCG]](https://mim-img1.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220319/68afe31d-0835-4756-983d-c68a36d0ccf1.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
CNN-i raportoi të enjten se, me përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit në ShBA, mbi 28 milionë të moshuar mund të sëmuren rëndë. Ndërsa ShBA-ja po tregon vëmendje për rritjen e shpejtë të rasteve me nënvariantin “BA.2” të variantit “Omicron” të virusit të COVID-19, statusi imunitar i të moshuarve mbi 65-vjeçarë do të jetë tregues kyç se sa do të preket ShBA-ja nga variantet e reja, për shkak se rreziku i rasteve të rënda të sëmundjes rritet dukshëm me ngritjen e moshës. Sipas analizës, edhe nënvarianti BA.2 mund ta mbingarkojë sistemin shëndetësor në ShBA nëse infekton mjaftueshëm njerëz nga grupet më të prekshme.
![[Foto: VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220319/85dcc4c5-02a7-45bd-b0ce-ac8d65fb3956.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Sipas raportit nga “Washington Post” të mërkurën, me rritjen e dukshme të rasteve në Europën Perëndimore, ekspertët paralajmërojnë se edhe ShBA-ja duhet të bëjë përgatitje për një valë të re. Në dy vjetët e fundit, pas shpërthimit të pandemisë në Europë, ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të rasteve edhe në ShBA. Ekspertët janë të mendimit se lehtësimi i masave të kontrollit dhe parandalimit të pandemisë, ulja e ritmeve të vaksinimit dhe faktorë të tjerë do të shkaktojnë rritjen e dukshme të rasteve në ShBA. (Li Huailiang/Artan)







