Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij se kufijtë ndërkombëtarë të vendosur që nga viti 1991 duhet të vazhdojnë të njihen, deklaroi këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, gjatë një prononcimi për televizionin kombëtar.

[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Sipas tij, Zelensky ka insistuar në mënyrë të përsëritur se Ukraina nuk do të bëjë kompromis për integritetin e saj territorial, raporton “Reuters”.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, por rajoni ende konsiderohet nga Kombet e Bashkuara si pjesë e Ukrainës.

Rusia ka njohur gjithashtu deklaratat e pavarësisë nga dy republikat e vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore.

Arestovych tha se pozicioni kryesor i presidentit ukrainas nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të hiqet dorë nga interesat kombëtare. (Irma)