
foto/CGTN
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi të enjten për të vendosur lidhje formale me Afganistanin e drejtuar nga talibanët, i cili ende nuk ka fituar njohje të gjerë ndërkombëtare.
KS-ja miratoi një rezolutë që nuk përdor fjalën "taliban" dhe përshkruan mandatin e ri njëvjeçar të misionit politik të OKB-së në Afganistan, për të cili shprehet se është "vendimtar" për paqen në vend.
Votimi ishte 14 pro dhe një abstenim nga Rusia.
Këshilli i Sigurimit do të votonte të enjten mbi një rezolutë për të siguruar praninë e OKB-së në Kabul në të ardhmen. (Artan)







