Nëse portet ukrainase të Detit të Zi nuk rihapen, rrezikohet të ketë probleme me urinë në shumë vende. Ndikimi është në sigurinë ushqimore botërore. Rusia dhe Ukraina eksportojnë mbi 30% të grurit globalisht. Dhe 80% e eksporteve globale kalojnë nga Odessa.

Deklarata u bë nga ministri ukrainas i Bujqësisë dhe Ushqimit, Roman Leshchenko, gjatë një prononcimi për agjencinë italiane të lajmeve “Ansa”.

Ai theksoi se produktet kryesore që eksporton Ukraina në Itali janë gruri, elbi dhe madje edhe misri, të gjitha produkte që kalojnë nëpër Detin e Zi. (Irma)