
Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden. Ministria e Jashtme ruse bën të ditur se në bazë të sanksioneve, presidentit amerikan i ndalohet hyrja në Rusi.
Kjo masë është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të administratës aktuale amerikane, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse, përcjell “Radio Europa e Lirë”.
Sanksionet do të aplikohen edhe për sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.
Ministria njoftoi se edhe të tjerë persona do të preken nga sanksionet.







