Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sheh me optimizëm një kompromis të mundshëm në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë kështu fund luftës.

Lavrov i tha të përditshme ruse “RBK” se besonte se tashmë kishte qëndrime për të cilat palët janë afër marrëveshjes, përcjell “Ansa”.

“Edhe pse bisedimet janë të vështira, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis”, -shtoi ai.

Lavrov tha se neutraliteti politik dhe ushtarak i Ukrainës në këmbim të garancive të sigurisë së Rusisë janë diskutuar seriozisht.

Ai ritheksoi se për Rusinë pikat kyçe në negociatat me Kievin zyrtar janë siguria e popullatës rusishtfolëse në Ukrainën Lindore dhe çmilitarizimi i saj.